I ndërtuar për të festuar 40-vjetorin e Ferrarit, F40 do të qëndrojë gjithmonë në historinë e super veturave për shumë arsye.

Në kohën e lansimit të tij më 1987-n, ishte më e shpejta, më e fuqishmja e më e shtrenjta e asaj kohe. F40 prezantonte edhe veturën e re të fundit të bërë nga themeluesi i kompanisë, Enzo Ferrari.

Jo vetëm kaq, por ishte modeli i parë serik që kishte trupin e ndërtuar kryesisht nga materialet e përbëra, sepse pjesa e përparme e ajo e pasme ishin tejet të mëdha, kështu që F40 përbëhej vetëm nga 11 panele në të gjithë trupin.

Ferrari ka prodhuar vetëm 400 njësi të F40 origjinal, pastaj në vitin 1992 ka prodhuar edhe 1,300 ekzemplarë të tjerë.