Gjenerata e tanishme është shfaqur në vitin 2015, andaj prodhuesi gjerman po përgatit një version të ristilizuar në mënyrë që modeli ekzistues të përputhet me konkurrentët edhe për disa vite.

Volkswagen aktualisht ka tre variante të modelit Passat, varësisht nga rajoni në të cilin kjo makinë është shitur, transmeton KosovaPress.

Kinezët kanë marrë kohët e fundit një version të ri të Passat të bazuar në platformën mekanike MQB, tregu i Amerikës së Veriut ka variantin e vet të prodhuar në SHBA dhe Vokswagen së shpejti do të paraqesë ridizajnimin e Passat aktual evropian nga 2015.

Prodhuesi gjerman nuk ka zakon të bëjë shkurtime kozmetike gjatë ridizajnimit, kështu që nuk duhet të pritet që Passat për 2019 të dallojë nga versioni aktual. Në periudhën e ardhshme, konsumatorët do të kenë në dispozicion një limo dhe një kamionçinë, ndërsa motorizimi do të përbëhet nga motorë të kontrolluar të benzinës dhe naftës, si dhe opsione hibride plug-in.

Volkswagen kohët e fundit lansoi dizajnin e Passat të ristilizuar dhe fotografitë e para, dhe detajet teknike duhet të priten në muajt e ardhshëm, pasi premiera e tij është planifikuar për Panairin e Gjenevës, në fillim të marsit 2019.

Përndryshe, VW dëshiron të shënojë jubileun e madh – 30 milionë njësi të këtij modeli gjatë ciklit të prodhimit të Passat të ripërtërirë evropian.