Supermarketi i parë  online në Amerikë dhe Kanada ka vendosur të bojkotoj të gjitha produktet nga Serbia, produktet do të zëvendësohen me produkte vendore nga Kosova cilat do të arrijnë në SHBA që nga Janari.

FreshAlb në bashkëpunim me prodhuesit vendor nga Kosova është në proces te sjelljes se produkteve kosovare në tregun Amerikan, kontigjenti i pare nga Kosova pritet të arrij në SHBA në fillim të muajit janar.

Kjo kompani thotë se në mungesë të produkteve kosovare në SHBA, mërgimtarët kanë qenë të detyruar të konsumojnë produkte të tjera, por që FreshAlb do t’i sjellë produktet kosovare edhe në SHBA.

“Të gjithë jemi në dijeni se produktet nga Serbia konsumohen edhe nga diaspora shqiptare pak nga nostalgjia dhe pak nga se mërgimtarët janë mësuar me këto produkte dhe nuk kanë pas produkte kosovare, por tani që në Kosovë ka prodhues me cilësi të lartë FreshAlb po mundohet të ju sjell këto produkte mërgimtareve në SHBA e Kanada”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Dren Deva nga FreshAlb, ka bërë thirrje të gjithë dyqaneve kosovare në Amerikë që t’i bojkotojnë produktet serbe dhe t’i bashkohen  bojkotimit të produkteve.

“Diaspora shqiptare në SHBA është e madhe dhe dihet kontributi i saj për lirinë e Kosovës, jam i bindur që produktet kosovare do të mirëpriten në platformën tonë online FreshAlb njëkohësisht ftojmë edhe të gritha dyqanet shqiptare në SHBA që me numër janë qindra t’ju bashkëngjiten iniciativës për bojkotimin e produkteve nga Serbia dhe të zëvendësohen me produkte kosovare. E përshëndesim iniciativën e qeverise se Kosovës për taksen doganore edhe pse e vonuar, shpresojmë kjo të vazhdojë dhe kështu do të mbrohen prodhuesit vendor “, deklaroj Dren Deva nga FreshAlb.

FreshAlb do të jetë ura që lidh prodhuesit vendor me tregun Amerikën, ftojmë të gjithë prodhuesit nga Kosova e Shqipëria që janë të interesuar të kontaktojnë FreshAlb.com për të shikuar mundësit e eksportit të produkteve të tyre në SHBA e Kanada.