Bitcoin arriti vlerën 12,833$ brenda natës në bursën Bitstamp BTC=BTSP. Kjo është vlera më e lartë që prej 27 Qershorit.

Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë në këto dy javë, pas një rritjeje me 9% që pësoi brenda natës. Sipas analistëve kjo lëvizje e dukshme është ndikuar nga planet e Facebook për të sjellë monedhën dixhitale.

Bitcoin arriti vlerën 12,833$ brenda natës në bursën Bitstamp. Kjo është vlera më e lartë që prej 27 Qershorit.

Kriptomonedha më e madhe është rritur me 45% që kur Facebook shpalli planet muajin e kaluar për monedhën Libra, duke shkaktuar optimizmin që monedhat dixhitale do të pranohen nga kompanitë dhe përdoruesit individualë.

Por Bitcoin mbetet shumë i paqëndrueshëm. Këtë vit monedha ka shënuar një rritje në vlerë prej 240%, ndërsa vitin e kaluar kishte rënie me tre të katërtat.

Analistët treguan të dhëna që sugjerojnë se përdorimi i Bitcoin është në rritje.