Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë “World of Private Label”, panair ky që konsiderohet evenimenti kryesorë ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese duke ofruar kështu blerësve potencial furnizimin constant, sipas kërkesave të tregjeve përkatëse dhe me markën tregtare të tregut të blerësit.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantitetit ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është Devolli Corporation me produktet që vinë nga kompanitë Princ Caffe dhe M&Sillosi.

Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të sivjetmë.

Ndërsa, përshtypje të veçantë i ka dhënë këndi kompanisë M&Sillosi, ku vizitorëve përveç që u janë prezantuar markën e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO, po ashtu çdo vizitorë ka pas mundësinë të informohet me produktet që tanimë prodhohen nga M&Sillosi sipas kërkesave specifike të kompanive të mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe po ashtu ai i DOMINO PIZZA’s.

Fal mbështetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanitë tona pjesëmarrëse kanë gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.