Volkswageni është angazhuar të shpenzojë me dhjetëra miliarda euro për ta kthyer përqendrimin te veturat elektrike dhe autonome.

Kompania gjermane tha të premten se do të investojnë plot 44 miliardë euro, deri në vitin 2023, për të zhvilluar vetura elektrike dhe teknologji të reja.

CEO i kompanisë, Herbert Diess, e ka quajtur këtë lëvizje një “ofensivë elektrike”.

Ai e pranoi se shpenzimi i stërmadh mund të ndikojë rritjen e fitimeve. Investimi është rreth 10 miliardë euro më shumë se ç’kishin planifikuar në buxhetin e vitit të kaluar.

Pas njoftimit, aksionet e Volkswagenit ranë me 1.3% vetëm këtë të premte. Gjatë vitit 2018 kanë rënë me 12%.

Gjithashtu, Volkswageni pret ta hedhë në treg modelin I.D., versionin elektronik i Golfit, në vitin 2020 ndërsa versioni I.D. Crozz do të futen në treg në vitin 2022. Sa i përket çmimit të këtyre versioneve, thuhet se do të sillet rreth 20,000 euro për një model.

Kujtojmë se, Tesla është duke i shitur veturat e saj momentalisht me nga 40 mijë euro e sipër./TopChannel