Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë të vitit 2018 që tregon se çmimi i importit në Kosovë është ngritur për 0.8 për qind.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 0.8 % në TM3 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve kishte te: prodhimet minerale (5.6 %); këpucët (4.8%); lëkura dhe artikujt prej saj (2.5%); prodhimet e industrive kimike (1.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.5%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (1.4%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.5%); letrat dhe artikujt prej saj (0.2%); mjetet e transportit (0.1%) dhe druri dhe artikujt e drurit (0.1%).

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore

(-6.9 %); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.7%); pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-0.8%); vajrat ushqyese (-0.3%); dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me TM3 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (20.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (5.7%); druri dhe artikujt prej tij (3.9%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (2.8%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (2.3%); prodhimet e industrive kimike (2.0%); mjetet e transportit (1.4%); lëkura dhe artikujt prej saj (1.0%); vajrat ushqyese (0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.2%)”, thuhet në njoftim.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (-14.2%); këpucët (-10.0%); letra dhe artikujt prej saj (-7.3%); tekstili dhe artikujt prej tij (-3.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-1.1%) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar(1.5%).