Islanda paraqitet si vendi ideal për të gërmuar Bitcoin.

Një përdorues i YouTube ka realizuar një video në Islandë ku tregon se si funksionon një ‘fermë’ për Bitcoin dhe përfitimet e një ferme të tillë në Islandë, transmeton Express. 

Klima dhe burimet natyrore për gjenerimin e energjisë elektrike me kosto të ulët e bëjnë Islandën vendin ideal për të gërmuar Bitcoin.

Aktualisht, sipas CoinMarketCap, vlera e një bitcoin është 6,519 dollarë. Se si duket ferma më e madhe e Bitcoin në botë, shihni videon më poshtë.