Ndërrimi i orës në Marok është pritur ndryshe prej vendeve të tjera. Për të tretën ditë me radhë, mijëra nxënës protestuan kundër vendimit të qeverisë për të mbajtur orën verore në këtë kohë të vitit.

 

Atyre u duhet të ngrihen tani që pa gdhirë për të shkuar në shkollë. Kjo ka bërë që vendimi i ekzekutivit, i cilësuar si “i turpshëm” dhe një “farsë”, të nxisë demonstrata në disa qytete të ndryshme të vendit. Ankesa nuk mbërrijnë vetëm nga nxënësit, raporton Topchanel.

 

“Këtë javë, nxënës, mësues, punonjës të disa industrive, të gjithë po protestojnë ndaj lëvizjes së qeverisë. Njerëzit që drejtojnë vendin duhet t’ua vënë veshin kërkesave të popullit”, tha Hicham Chouladi, anëtar i shoqatës islamike “Adl Wal-Ihsane”.

 

 

Qeveria marokene vendosi më 26 tetor të braktiste planet për kthimin e orës dimërore, me arsyetimin se kjo do të ndihmonte të shpëtohej “një orë dritë naturale”.