Numri i amerikanëve që paraqiteshin në zyrat e punësimit për të gjetur punë, ra në nivelin më të ulët pas 49 vitesh, duke treguar fuqinë e qëndrueshme të tregut të punës të mbështetur në rritjen ekonomike.

Pretendimet fillestare të administratës Trump mbi uljen e numrit të të papunëve ranë në 10 mijë me pak nga totali prej 203 mijë që ishte planifikuar deri me 1 shtator 2018. Sipas Departamentit të Punës ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga dhjetori i vitit 1969.

Mesatarja katër javore mbi projeksionet fillestare, që konsiderohet si një masë e mirë mbi tendencën e tregut të punës, javën e kaluar ra në 2,750 persona më pak që kërkonin punë, ku gjithashtu ishte niveli më i ulët që nga dhjetori i 1969-së.

Sipas një sondazhi të Reuters, përcjell Telegrafi, listat e pagave në sektorin jo-bujqësor në muajin e kaluar u rrit me 191 mijë vende pune, nga 157 mijë që ishte në muajin korrik 2018.

Shkalla e papunësisë parashikohet të arrijë në 3.8 për qind, duke prekur pikën më të ulët që maji i vitit 2000 dhe tregu i punës është në punësim të plotë.

Megjithëse ka pasur raporte për disa kompani për shkurtime të vendeve të punës ose duke i larguar ata për shkak të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve kryesorë tregtarë, kjo ende nuk është pasqyruar në të dhënat e kërkesave.

Uashingtoni është në një luftë tregtare të përshkallëzuar me Kinën dhe ka rritur tarifat e importit për partnerë të tjerë, përfshirë Bashkimin Evropian, Kanadanë dhe Meksikën.