Shpesh mendojmë se martesa, muaji i mjaltit, fëmijët janë më të kushtueshme, por në fakt ka dhe të tjera momente kur ne shpenzojmë më shumë.
 

Sipas një studimi të kryer nga kompania ClearScore, ka një vit në jetë kur jeni më të prirur për të shpenzuar para. Kjo ndodh kur mbushni 31 vjet, shkruan Independent.

Në këtë moshë filloni të mos ndjeheni si një i ri. Pra me 31 vjet jetë hyni në pjekuri solide, çka ju bën të shqyrtoni sesa para keni për të shpenzuar.

31-shi në Britaninë e Madhe lidhet edhe me shumë martesa , gjë që llogarit edhe arsyen e shpenzimeve të mëdha.