Një blerës anonim ka siguruar fustanin e dasmës së aktores së ndjerë Sharon Tate
 

Një blerës anonim ka siguruar fustanin e dasmës së aktores së ndjerë Sharon Tate

Fustani, që vjen me një histori tragjike, u ble për 56.250 dollarë.

Fustani me fije mëndafshi i shkurtër ishte në kulmin e modës në vitin 1968, kur Tate e veshi për martesën me regjisorin Roman Polanski në Londër.

Në atë kohë 24 vjeç, Tate u njoh si një nga aktoret më premtuese në botë pas shfaqjes në filmin e vitit 1967 “Valley of the Dolls”.

Por vetëm 18 muaj pas martesës, jeta e saj mori fund nga një prej kriminelëve më famëkeq në historinë e SHBA.

Në gusht të vitit 1969, katër anëtarë të bandës “Familja” të Charles Manson hynë në shtëpinë e Tate dhe Polanskit në Beverly Hills të Los Anxhelos dhe vranë aktoren si edhe katër miq të saj.

Manson, i cili i kreu vrasjet, u shpall fajtor për shtatë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Dënimi më pas ‘u zbut’ në burgim të përjetshëm.

Aktorja ishte shumë shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Polanski, kur u vra në moshën 26 vjeçare. Veshja e saj e dasmës u shit në ankandin e Julien në Los Anxhelos të shtunën së bashku me pjesë të tjera nga pasuria e saj. Vera e ardhshme shënon 50 vjetorin e vdekjes së Tate, dhe ky ankand është pjesë e një valë në rritje të interesit për historinë e saj.

Historia e vdekjes së aktores do të tregohet në filmin e ardhshëm të Quentin Tarantino “Na ishte njëherë e në një kohë në Hollywood”. Aktorja australiane Margot Robbie do të luajë rolin e Tate, së bashku me Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Lena Dunham. Filmi është planifikuar për t’u dalë në korrik 2019.