Gazetari i guximshëm më 6 qershor nga Londra ka mbërritur në Holandë me avion, nga ku ka marrë rrugën me biçikletë duke e synuar Indinë.
 

Gazetari i guximshëm më 6 qershor nga Londra ka mbërritur në Holandë me avion, nga ku ka marrë rrugën me biçikletë duke e synuar Indinë.

Gazetari britanik Oliver Burton, është nisur në një udhëtim në Indi me biçikletë, për të vizituar bashkëshorten e tij e cila ndodhet në atë vend dhe aktualisht ndodhet në mes të rrugës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i guximshëm më 6 qershor nga Londra ka mbëritur në Holandë me avion, nga ku ka marrë rrugën me biçikletë duke e synuar Indinë.

Aktualisht ai ndodhet në Turqi, ku ka mbërritur përmes një rruge në të cilat ka përshkuar Gjermaninë, Austrinë, Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë.

Reporteri i AA-së ka takuar 29 vjeçarin Burton në Hanon në provincën turke Kastamonu, të cilit i tha se ka marrë rrugë për në Indi, për të vizituar gruan e tij Isabel Burton e cila nga fillimi i vitit të kaluar punon atje.

Deri në destinacionin e fundit, më saktë deri në përqafimin e bashkëshortes së tij, Burtonin e ndajnë edhe më shumë se 10.000 kilometra.

Ai ka vendosur të vazhdojë rrugën nëpër Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Turkmenistan, në mënyrë që të shmang rajonet e krizës, Afganistanin dhe Pakistanin.

“Plani im është që për disa kohë të qëndroj në Indi, dhe më pastaj bashkë me gruan të kthehem në Londër”, tha Burton.

Ai shprehu mirënjohje për shumë njerëz bujar dhe dashamirës të cilët i ka takuar rrugës.