Asnjë fëmijë duke qarë dhe as njerëz të cilët ngatërrohen për vendin Një lituanez gëzonte të drejtën të fluturonte i vetëm në ajër me një Boeing 737, pra ai ishte i vetmi pasagjer. Skirmantas Strimaitis, i cili fluturonte nga Lituania në Bergamo në Itali për një pushim më 16 mars, kishte të gjithë aeroplanin me 188 vende për vete. Asnjë fëmijë duke qarë dhe as njerëz të cilët ngatërrohen për vendin. E gjithë vemendja te pasagjeri i vetëm për dy orë fluturim, me dy pilotët dhe pesë pjesëtarët e ekuipazhit për t’u kujdesur për nevojat e tij. Agjencia e udhëtimit tha se kishte marrë me qira aeroplanin dhe për të shmangur fluturimin e zbrazët, u shit vetëm një biletë me një drejtim. Por vetëm një pasagjer me fat e kishte blerë atë. Strimaitis tha të martën se fluturimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, ishte një eksperiencë e cila ndodh vetëm një herë në jetë, transmeton rtv21.tv. Ai ndau fotografitë nga fluturimi i tij, ku ai po qeshte me gojën “vesh në vesh” për udhëtimin e qetë.. Në korrik të vitit të kaluar, 28-vjeçari Saad Jilani ishte në gjendje të përjetonte një luks të ngjashëm, kur ai ishte i vetmi pasagjer në një fluturim nga Korfusi, Greqi, në Birmingam të Anglisë. Edhe Latsamy McAdoo nga Shtetet e Bashkuara e gjeti veten me fat në janar të vitit të kaluar kur fluturoi në një ishull në Tajlandë. Ajo ishte e tronditur kur pa një anëtar të ekuipazhit të kabinës duke mbyllur dyert, kur ajo kishte hipur vetëm në atë aeroplan. Ashtu si Jilani dhe Strimatis edhe ajo e kishte të gjithë aeroplanin për vete./21Media