95 vjetori i lindjes së aktorit të madh Sulejman Pitarka u përkujtua në prani të familjareve, miqve dhe artisteve në sallën Goethe, të TKEKS.

I njohur i aktori i karaktereve, Pitarka do të tërhiqte vëmendjen e publikut që në interpretimin e parë në kinematografi, në rolin e mësuesit tek filmit “Debatik” më 1961. Më pas, ai do të interpretonte rolin e “Sokratit”, tek “Horizonte të hapura” më 1968. Më 1976 do të jetë Galip Shkëmbi, tek “Tinguj lufte”, ndërsa në vitin 1977, do të ndërtojë një nga karakteret më të vështirë, atë të Gjeneralit tek “Gunat përmbi tela”.

Tek filmi “Ballë për ballë”, ai interpreton Zhelezbovin, komandantin rus të bazës më vitin 1979. Por, përtej kinematografisë, Pitarka do të kujtohet dhe për interpretimet e shkëlqyera në kryeveprat e teatrit botëror, në teatrin shqip. Sulejman Pitarka lindi me 2 shkurt 1924, ne Diber. Ai ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës.

Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.