Roberta Grossman për dokumentarin “Who Will Write Our History?” (Kush do ta shkruajë historinë tonë) është bazuar në librin me të njëjtin titull të historianit amerikan Samuel Kassow botuar më 2007, që ka të bëjë me Emanuel Ringelblumin dhe arkivin sekret në geton e Varshavës.

Filmi që kombinon dokumente, citate dhe skena të ribëra, tregon historinë e historianit polak Reingelblum (portretizuar nga Piotr Glowacki), që u burgos në një distrikt në afërsi të Varshavës të marrë nga okupatorët gjermanë në vjeshtën e vitit 1940, ku në fund më se gjysmë milioni hebrenj u ngujuan në një hapësirë prej 3.4 kilometrash katrorë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vitin e parë të getos së Varshavës 70.000 njerëz vdiqën nga sëmundjet dhe kequshqyerja në atë që hulumtuesi i Holokaustit, Volfgang Benz, e përshkruan si “faza fillestare e asgjësimit”.

Në këso kushtesh të vështira Ringelblum bashkë me shkrimtarë, akademikë e gazetarë vendosi të dokumentojë horrorin dhe terrorin e përditshëm në geto.