Para rinovimit të tij, 2 mijë metrat katror të muzeut të vjetër të Vjenës, janë shndërruar në një arenë për artin e rrugës dhe skejtbordin. Muzeu ka shfrytëzuar rastin që ambientet e tij të brendshme të ndryshohen rrënjësish nga artistët vjenezë të artit të rrugës.

Përveç grafiteve klasike dhe muraleve gjigante, në muze ka edhe ekspozita me fotografi, një zonë Workshopi dhe një park për skejtboard.

“Muzeu i Vjenës në Karl Platz, është i mbyllur për momentin sepse po presim nisjen e punimeve të rindërtimit. Ndaj ne menduam që të hapim dyert për artin e rrugës dhe kjo zgjidhje na lejon të bëjmë diçka ndryshe. Muzeu është bosh, objektet janë magazinuar dhe hapësira mund të përdoret lirisht. Arti i rrugës dhe skejtbordi, janë ideale për diçka ndryshe”, thotë një artiste.  Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë verës dhe hyrja në të është falas.