“Midis ëndrrës dhe realitetit”, ishte ekspozita me nëntëmbëdhjetë fotografi e cila sipas artistes Eliza Hoxha, solli katër momente të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës në formimin e shtetit.

Nëntëmbëdhjetë fotografi të bëra nga Eliza Hoxha, i kushtuan Ministrisë së Kulturës së Kosovës, plot 3,520.29 euro, krejt kjo si pjesë e agjendës së festimeve të dhjetë vjetorit të pavarësisë shkruan Insajderi.

Ekspozita ishte hapur më 11 shkurt të vitit të kaluar në prag të festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, ndërsa ekspozita erdhi nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi.

“Midis ëndrrës dhe realitetit”, po ashtu vitin e kaluar pati udhëtuar edhe drejt Beogradit në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”.