Sonte në ambientin e Kinemasë së Lumbardhit performuan korri i Ushtrisë Amerikane me një performancë të jashtëzakonshme, performancë kjo e cila u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku. Të Hënën ky korr do performojë edhe në Prishtinë në Termokiss. Këto evenimente janë organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Lumbardhi është dhe mbetet një ndër hapësirat më të preferuara të të rinjëve jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës dhe është vendi më i frekuentuar nga ana e turistëve.

Në javën e kaluar në po të njejtin vend performoi Chrysta Bell një këngëtare, aktore dhe modele amerikane e cila kishte bashkëpunuar me regjisorin dhe kompozitorin David Lynch, me të cilin ajo kishte publikuar dy albume të zhanrit Dream Pop. Muzika dhe stili i saj i të kënduarit ishte përshkruar si “sensuale”.

Aktualisht Kino Bahqja e Lumbardhit është duke u renovuar, i cili renovim do zgjasë deri më 20 Qershor, mirëpo kjo hapësire mbetet e hapur për artdashësit në rastet kur ka ndonjë eveniment të caktuar. Përveç perfomancave të jashtëzakonshme, në këtë hapësirë shfaqen çdo javë edhe filma.

Më 3 Maj në Lumbardh do performojë bendi turk i zhanrit synth-pop Jakuzi duke shënuar dhe publikimin e albumit të tyre të fundit Hata Payı, i cili u lansua më 5 Prill.

Ndërkaq më 23 Qershor në Kino Bahqe pritet që të perfomojë grupi i njohur Novelle Vogue. /A.H

©Gazeta Lajm