Haruki Murakami dhe James Frey udhëheqin listën e çmimit për seks të keq të përshkruar në novela

Shkrimtarët meshkuj udhëheqin listën e çmimit për seks të keq

Çmimi ka për qëllim të tregoj përshkrimin më të keq të skenave të seksit në novela këtë vit, të paktën duke u bazuar te Literary Review, që ka shpallur listën këto ditë.

Megjithartë vlen për tu përmenduar që autoret femra kanë arritur të shmangin listëne çmimit për seks të keq për herë të dytë, shkruan Guardian.

Haruki Murakami, shpesh i përmendur si kandidat për çmimin Nobel, ka shumë pasazhe me përshkrime seksuale në librin e tij të fundit Killing Commendatore.

Ndërsa shkrimtari kontrovers James Frey që është pjesë e kësaj liste për shkak të librit të tij Katerina, që është përshkruar prej jurisë si ‘pothuajse si një plotësim dëshire’.

“Jam i kënaqur që jam përzgjedhur për Bad Sex Fiction Award, sidomos krah të madhit Haruki Murakami, dhe shpresoj të fitoj,” tha njëri nga kandidatët Julian Gough, i cili u nominua në këtë listë për shkak të pasazhit në librin e tij Katarina.