Ylli i “Cobra Kai”, Ralph Macchio ka zbuluar idenë më të ‘çmendur’ për një vazhdim të “Karate Kid”, i cili do të ishte një ndërthurje me “Rocky”.
 

Për shumë vite, Macchio nuk kishte asnjë interes për të luajtur përsëri rolin e Daniel LaRusso-s që nga shfaqja e tij përfundimtare në vitin 1989, “Karate Kid Part III”.

Megjithatë, në një intervistë, Macchio tregoi se ka pasur një ide që vazhdimi i “Karate Kid” të përfshinte një duel mes Daniel LaRusso dhe Rocky Balboa.

“Një ditë më erdhi të më takonte regjisori i filmit ‘Rocky’, John G. Avildsen. Ai dëshironte që të kombinonte Rocky me Karate Kid. Avildsen mendonte se do të ishte një film madhështor. Ideja e historisë së filmit ishte që të riktheheshim në prejardhjen tonë në Itali. Por, unë refuzova”, deklaroi Macchio.