Gatuhet shpejt, nuk kushton shumë, ndërkaq ka shije fantastike.

• Biskota,• Dy gota (prej 2 dl) jogurt,• Dy gota miell,• Një gotë vaj,• Dy gota sheqer,• Dy lugë kakao pluhur,• Një lugë e vogël sodë buke.

Për lyerje:

• 100 ml qumësht,

• 100 g çokollatë,• 5 lugë sheqer,• Një lugë e vogël gjalpë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit për biskota përzieni, qitni në tepsinë e lyer dhe në të cilën keni qitur miell dhe piqeni në 180 gradë rreth 20-25 minuta. Verifikoni me maje thike a janë pjekur biskotat.

Për lyerje, të gjithë përbërësit shkrini në zjarr të ulët dhe të ngrohtë lyeni ëmbëlsirën e ngrohtë.Prisni që të ftohet dhe futeni në frigorifer të qëndrojë së paku dy orë para se ta servirni.

Dekorojeni sipas dëshirës, transmeton Telegrafi