Omëletën është lehtë ta bëni, mirëpo, si duket, edhe ju do të gaboni.
 

Nëse thjesht tundni në një enë dhe i qitni në tigan, do të bëni omëletë të thjeshtë. Mirëpo, Gordon Ramsay thotë se për bërjen e këtij ushqimi përdor metodën nëpërmjet së cilës përgatitet omëletë e përsosur.

Ku është sekreti?

Mos i tundni vezët në enë dhe mos i qitni erëza, ndërkaq gjatë përgatitjes largoni dhe ktheni në shporet.

Në të vërtetë, Ramsay thotë që gabimin numër një të cilin e bëjnë njerëzit kur përgatisin omëletë është që para fërgimit të omëletës shtojnë erëza.

“Mos shtoni erëza”, këshillon kuzhinieri i famshëm, “sepse nëse tani i qitni kripë, ajo do t’i shkatërrojë vezët dhe do t’i bëjë të ujshme”.

Thyeni vezët direkt në tigan, shtoni dy deri në tri lugë të vogla gjalpë, derisa tigani tashmë është në shporet.

“Assesi mos i tundni vezët para se t’i qitni në zjarr”, thotë Ramsay, duke shtuar që ajo i thyen vezët më herët seç duhet. Këtë duhet ta bëni vetëm atëherë kur i keni vënë vezët në zjarr, dhe do të duhej t’i përzieni pothuajse pa pushuar.

Për të bërë omëletë të përsosur, më e rëndësishme është që ta hiqni nga zjarri dhe sërish ta ktheni.

“Hiqeni nga zjarri, kthejeni në zjarr dhe përsëri hiqeni kur të jetë e pjekur”, këshillon kuzhinieri, duke shtuar që rezultati është omëletë krematoze dhe shkumbëzuese.

Disa çaste para se ta hiqni omëletën nga shporeti, shtoni pak kripë, piper të zi dhe erëzat të cilat i doni.

Mund të kënaqeni me omëletën vetëm nëse jeni mësuar ashtu, mirëpo Ramsay thotë që më së miri është të hani bashkë me domatet dhe kërpudhat e pjekura në skarë.