Smoothie është ideale për fillim të ditës, shpejt bëhet ndërkaq trupin e kënaqim me përbërës të nevojshëm ushqyes… dhe megjithatë është shumë e shijshme.
 

Nevojiten: (për 2 persona):

  • 2 banane të pjekura,
  • 200 g mjedra,
  • 200 g boronica,
  • 1 lugë fara chia,
  • 1 lugë fruta me kokrra,
  • 200 ml qumësht bajameje,
  • 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Në blender qitni bananet, mjedrat, boronicat, mjaltin, farat chia, frutat me kokrra dhe qumështin e bajameve dhe të gjitha këto përzieni mirë derisa të bëhen të buta dhe të bashkuara.

Smoothien e ndani në gota dhe pastaj sipër në secilin vendosni pak mjedra dhe boronica të freskëta, pak fletë kokësi, fara chia, fruta me kokrra, bajame dhe zbukuroi me fletë të mentës.