‘’Pasi një vendimi të mirë menduar, Duka i Edimburgut pranoi të heqë dorë me vullnet të plotë nga patenta’’, sqaron pallati. Aksidenti u regjistrua më 17 janar pranë rezidencës mbretërore në Sandringham, vendi ku Elisabeta…

‘’Pasi një vendimi të mirë menduar, Duka i Edimburgut pranoi të heqë dorë me vullnet të plotë nga patenta’’, sqaron pallati.

Aksidenti u regjistrua më 17 janar pranë rezidencës mbretërore në Sandringham, vendi ku Elisabeta dhe Filipi kalojnë pjesën më të madhe të dimrit. Makina e fuqishme ‘’Land Rover Freelander’’ që drejtonte princi ndërsa po dilte nga një rrugicë e pronës mbretërore për t’u futur në rrugë u përplas me një makinë të markës ‘’Kia’’, përcjell Atsh.

Princi për fat të mirë nuk pati lëndime nga aksidenti. Drejtuesja e Kia-s u plagos në gju, ndërsa pasagjerja e cila udhëtonte me të Emma Fairweather pati thyerje të krahut, dhe foshnja në pjesën e pasme nuk u lëndua. Fairweather u ankua javën e kaluar në ‘’Sunday Mirror’’ se nuk i ishte kërkuar as ndjesë nga ana e princit.