Skena guerrilase urbane në Torino, ku marshimi i protestës së anarkistëve, i organizuar pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh, ka rezultuar me dhunë, hedhje gurësh, zjarrvënie nëpër kosha dhe përplasje me policinë.

Në fund të ditës, policia ndaloi 11 vetë. Ata janë akuzuar për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve është rëndë. E izoluar për orë të tëra zona mes qendrës historike dhe Porta Palazzo.

Njëmbëdhjetë protestuesit u arrestuan për përleshjet e ndodhura dhe vënie zjarri në një zonë afër qendrës historike të Torinos.

Situata është normalizuar pas pothuajse dy orëve përleshjesh. Me koshat e përmbysur, anarkistët krijuan barriera në rrugë, duke përhapur panik midis kalimtarëve dhe banorëve.

Një grup anarkistësh sulmuan një autobus të linjës në qytet, duke terrorizuar shoferin dhe udhëtarët. Pasi hipën në bord, demonstruesit shkatërruan autobusin dhe hodhën gaz lotsjellës. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë – tha shoferi – ata u ngjitën me kapuç, duke shkatërruar gjithçka, unë ende po dridhem”.

Hedhjes së objekteve në rrugë, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa turma ka thyer shenja dhe barriera rrugore dhe ka përmbysur shumë kazanë plehrash në mes të rrugës.

Salvini: Në veprim kriminelët

“Torino dhe qytetarët e saj,- tha Matteo Salvini,- janë peng i disa qindra kriminelëve të qendrave sociale”. Gjithë mbështetja ime shkon tek torinezët dhe policia, për këta kriminelë (të liruar më në fund disa ditë më parë) udhëtimi falas ka mbaruar”.

Zëvendës kryeministri italian shtoi: “Burg për këta të poshtër. Kemi çuar gati në zero zbarkimet e emigrantëve, tani do të mbyllen qendrat sociale të frekuentuara nga kriminelët”.