"Të gjithë meritojnë trajtim të barabartë si dhe një vend për të jetuar"

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë pjesë në një mision bamirësie së bashku me UNICEF-in në Liban.

Këtë artistja shqiptare e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 28 milionë ndjekës. Dua Lipa ka thënë që dëshiron të flasë në emër të refugjatëve pasi ndjenë që ka lidhje personale me ta, përcjellë rtv21.tv “Më janë hapur sytë këto tri ditëve të fundit në Liban, ku punova së bashku me UNICEF-in si dhe takova fëmijë refugjatë, të rinj duke u trajnuar si dhe programe për zhvillimin e aftësive. Unë personalisht dua të flasë për refugjatët pasi që ndjejë një lloj lidhje personale me njerëzit që tentojnë të adaptohen në kushte të ndryshme për shkak të konflikteve. Të gjithë meritojnë trajtim të barabartë si dhe një vend për të jetuar. Unë gjithmonë besojë në fëmijë sepse janë e ardhmja jonë dhe duhet të kujdesemi për ta. Ishte një eksperiencë emocionale njashtu edhe shpresë dhënëse pasi që pash këta fëmijë duke qeshur edhe në situata shumë të këqija. I kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë e para që UNICEF-i i ka dhënë këtyre njerëzve të rinj që kanë mbetur pa shtëpi nga lufta në Siri dhe është mirë të shohësh që këta fëmijë kanë një komunitet ku ndjehen të sigurte dhe të mbrojtur.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive. Në mision bamirësie me UNICEF-in në Kosovë ishte edhe këngëtarja tjetër e njohur me famë botërore, Rita Ora, e cila zhvilloi takime me fëmijë të komuniteteve të ndryshme si dhe u shpreh krenare dhe e lumtur që është nga ky vend. Sa i përket projekteve muzikore, “Swan Song” është ai i fundit i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 41 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media Të ngjajshme Dua: Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë Kopja e Dua Lipës në Amsterdam Nominimet për Billboard Music Awards, Dua dhe Bebe të nominuara në këto kategori “Dua Lipa” mban titullin kënga e artistes suedeze Dua Lipa jep detaje rreth albumit të ri Dua Lipa merr pjesë në filmin e James Bond