Një i dyshuar, emri i të cilit nuk është publikuar, duke u arratisur nga policia kërcen nga ballkoni i banesës, dhe bie drejtë në fole grerëzash.

Duke ikur prej policisë bie në fole grerëzash, pëson edhe ai edhe policët

Policia gjermane e ka arrestuar të arratisurin duke falënderuar një tufe grerëzash të irrituar.

Policia në Oldenburg ka kumtuar se të hënën ka ndodhur një operacion i pazakonshëm me rastin e përpjekjes së arrestimit të burrit 32 vjeç i cili duhet të vuaj dënimin me burg prej 11 muajsh.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është publikuar, ishte arratisur nga policia duke kërcyer nga ballkoni i banesës, dhe bie drejtë në fole grerëzash, transmeton AP.

Insektet e trazuara e kanë sulmuar të dyshuarin i cili ka ikur në rrugë. Mirëpo edhe policët të cilët tentonin ta arrijnë u sulmuan prej grerëzave.

Kështu i dyshuari arriti të lirohet nga policia, por jo edhe nga grerëzat. Për të shpëtuar nga to, kërcen në një pishinë të afërt ku në fund edhe u arrestua.