Gjermania i ka ndalë ushtrimet ushtarake në Irak për shkak të tensioneve në rritje në rajon, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.
 

Ai ka shpjeguar se Gjermania ka shenja të caktuara se ekziston rreziku prej sulmit i cili do të ketë përkrahje të Iranit,mirëpo kjo nuk do të thotë se programi i ushtrimeve ushtarake nuk do të vazhdohet në të ardhmen.

Holanda i bashkëngjitet Gjermanisë dhe e ndalë misionin në Irak për shkak të kërcënimit të sigurisë, pretendojnë mediat.

Në raport nuk ka më shumë detaje për një vendim të tillë të Holandës.

Më herët administrata në Uashington ka dhënë urdhër urgjente të drejtuar personelit amerikan në Irak, që menjëherë të tërhiqen.

Gjithashtu Departamenti i Shtetit ka kumtuar se edhe ky vendim ka lidhje me tensionet në Iran.

Gati në kohë të njëjtë, Kuvajti ka marrë vendim të ngritë gatishmërinë e ushtrisë në nivelin më të lartë për shkak të tensioneve në rajon, derisa në Kremlin thonë se po e përcjellin të brengosur zhvillimin e situatës rreth Iranit dhe SHBA.