“Lironi Assange apo do të paguani”, pretendohet në një kumtesë të publikuar në portalin “Anonews”.

Në kumtesë pretendohet se themeluesi i “Wikileaks-it” çdo vit prej vitit 2010 është propozuar për Çmimin Nobel për Paqe, derisa për rastin e tij kanë shkruar të gjitha mediet botërore.

“E duan në gjithë botën, sidomos ata të cilët janë mjaftë të mençur të shohin nëpër propagandën e cila e arsyeton politikën e SHBA dhe aleatëve të tyre”, pretendohet në kumtesë.

Assange në vitin 2010 ishte akuzuar në Suedi për shkak të kundërvajtjeve seksuale, të cilat ai i kishte mohuar. Gjykata e Suedisë kishte shpallur fletë arrest ndërkombëtar për të, pas të cilës ai ishte arrestuar në Londër, mirëpo së shpejti u lirua me dorëzani.

Rasti kundër tij në Suedi është mbyllur në vitin 2017, mirëpo pas lajmit për arrestimin e Assange, prokuroria e Suedisë ka kumtuar se e shqyrton përtëritjen e hetimit. Assange dhe përkrahësit e tij frikësohen se Suedia do ta ekstradojë në SHBA, ku ai mund të gjykohet deri në 35 vjet burgim apo me dënim me vdekje për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete të Departamentit të Shtetit të SHBA.