Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për të marrë kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) duke zëvendësuar Christine Lagarde e cila u dorëhoq për të drejtuar BQE-në, njoftoi institucioni me qendër në Uashington.

Kristalina Georgieva, kandidatja e vetme për drejtimin e FMN-së

“Periudha e prezantimit të kandidaturave në postet e drejtorit të përgjithshëm u mbyll të premten më 6 shtator”, njoftoi FMN-ja në një komunikatë.

“Kristalina Georgieva, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme e Bankës Botërore dhe shtetase bullgare, konfirmoi vullnetin për të qenë kandidate”, thuhet në  komunikatë.

Këshilli i administrimit do të organizojë mbledhje mes kandidates dhe administratorëve për një të prezantuar emërimin deri në 4 tetor.