Djali i Vichai Srivadhanaprabha, pronar i Leicester Cityt, ka premtuar se ai do ta vazhdojë punën e babait të tij në klubin anglez, si dhe në futboll në përgjithësi, në një letër emocionuese të publikuar në rrjetin social Instagram.
 

Djali i Vichai Srivadhanaprabha, pronar i Leicester Cityt, ka premtuar se ai do ta vazhdojë punën e babait të tij në klubin anglez, si dhe në futboll në përgjithësi, në një letër emocionuese të publikuar në rrjetin social Instagram.

Helikopteri i pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte rrëzuar të dielën rreth orës 21:30, pasi kishte përfunduar ndeshja e klubit anglez kundër West Ham Unitedit.

Si pasojë e këtij rrëzimi, Srivaddhanaprabha dhe pesë persona të tjerë në bord kishin mbetur të vdekur pasi që helikopteri kishte marrë flakë sapo ishte rrëzuar në tokë, afër stadiumit King Power.

“Dua t’iu falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës time për këtë mbështetje të mrekullueshme që më keni dhuruar. Ajo që ndodhi më ka bërë të kuptoj se sa i rëndësishëm ishte babai im për shumë njerëz në botë dhe jam i prekur nga numri i njerëzve që e mbanin atë në zemër”, ka thënë Aiyawatt.

“Unë jam shumë krenar që kam një baba të tillë. Nga ai, unë kam marrë një mision të madh dhe unë synoj të vazhdoj me këtë. E di se do ta kem mbështetjen e nevojshme për ta bërë këtë gjë realitet dhe jam mirënjohës për të gjitha fjalët dhe mesazhet e mira”.

“Për një kohë të gjatë, babai im më mësoi të isha i fortë dhe të kujdesem për familjen time. Ai më mësonte për jetën dhe punën pa e bërë këtë të duket si një mësim. Ai ishte mësuesi im dhe shembull për mua”.

“Sot, ai ma la një trashëgimi me të cilën unë synoj ta vazhdoj dhe do të bëj gjithçka që mundem për t’i vazhduar vizionin dhe ëndrrat e tij.  Familja ime dëshiron t’iu falënderojë të gjithë juve për mirësinë e sinqertë dhe qëllimet e mira gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë për ne. Më mungon baba, me të gjithë zemrën time”.