Një guatemalase, e cila është pjesë e marshimit të mijëra emigrantëve amerikanoqendrorë që po kalojnë Meksikën drejt kufirit amerikan, solli në jetë beben e parë të lindur në këtë karvan, njoftoi Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Sipas një komunikate të CNDH-së, “lindja është kryer në një qendër mjekësore që qytetit Jukitan në shtetin Oaksaka (jug) ku karvani ndaloi për të kaluar natën. Gjendja shëndetësore e bebes është e mirë dhe ajo e nënës stabile”, transmeton “ATSH”.

CNDH-ja i kërkoi autoriteteve që të garantohet që gruaja të mund të përfitojë nga shërbimet e duhura shëndetësore, si dhe të ketë ujë të pijshëm dhe ushqim të mjaftueshëm