Në mes tyre janë edhe disa avokatë, të cilët kanë mposhtur kohët e fundit përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ekstraduar hakerë të tjerë nga Britania. WikiLeaks, faqja e internetit që ka publikuar dokumente sekrete, duke e përqendruar më shumë vëmendjen tek Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, po mbledh fonde për të mbrojtur themeluesin e saj Assange, i cili kërkohet në Shtetet e Bashkuara për sulme kibernetike.

Kërkesa për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara erdhi javën e kaluar pasi australianit 47-vjeçar iu hoq mbrojtja diplomatike nga qeveria ekuadoriane dhe policia britanike u ftua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai po strehohej në shtatë vitet e fundit, për ta arrestuar atë.

Mbrojtja e tij ligjore ndaj kërkesës për ekstradim në Suedi përfundoi në Gjykatën e Lartë të Britanisë dhe vlerësohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë dollarë.