Një zjarr i madh shpërtheu në periferinë jugore të Bagdadit, pasuar nga shpërthime, duke vrarë një person dhe 29 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre fëmijë.

Zjarri shpërtheu në një nga bazat e forcave të vetëmbrojtjes shiite, ku ndodheshin raketa me rreze të shkurtër veprimi, njofton Reuters, duke cituar burime të sigurisë.

Shpërthimet u dëgjuan në gjithë kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Për shkak të zjarrit janë aktivizuar disa raketa që ranë disa kilometra larg. Me atë rast, 14 persona u plagosën, shumica prej tyre fëmijë, tha një zyrtar lokal i shëndetësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Saif Badr tha se lëndimet ishin të vogla dhe shumica u liruan nga spitali.

Sky News Arabia ka njoftuar se raketat kanë rënë në “Zonën e gjelbër” të Bagdadit, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së, por nuk ka dhenë më shumë informacione.

Burimet e policisë thonë se ruajtja jo e rregullt dhe temperaturat e larta janë shkaku më i mundshëm i zjarrit.

Ministria e Brendshme ka urdhëruar një hetim lidhur me rastin.