Në të njëjtën kohë me djegien e Katedrales Notre Dame në Paris, një zjarr shpërtheu edhe në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym dhe flakë duke dalë nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve Marvani.

Ndërsa agjencia e Lajmeve të Palestinës, që është burimi zyrtar i Autoritetit Kombëtar Palestinez, citoi një roje i cili tha se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve dhe brigadat e zjarrit arritën ta shuajnë atë me sukses”.

Lajmet e incidentit në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe qendra e konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit, ndodhi në të njëjtën kohë kur flakët e përfshinë Katedralen Notre Dame.