Një foshje tetë muajshe ka mbetur e vdekur pas një flake e cila i hyri shtëpisë së saj teksa nëna ndodhej duke festuar në një disko të Tennessee.

Përpos saj në gjendje kritike kanë mbetur edhe katër fëmije të tjerë, rreth moshës 6, 4, 2 dhe 1, të cilët po pranojnë tretmane mjekësore.

Sipas The Sun detektivët u munduan të vërtetojnë nëse fëmijët kanë qenë të mbyllur detyrimisht në kohën kur tragjedia ndodhi.

Dy fëmijët e tjerë të rritur të kësaj nëne potencuan se dadoja kishte qenë në vendim e ngjarjes, por një gjë të tillë nuk e kishin parë Policët.

Policia më pas konfirmoi se gruaja kishte qenë në një disko atë natë dhe nuk u kthye deri në momentin kur policët u shfaqën aty.