Një djalë i ri nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në shinat e trenit.

20 vjeçari i quajtur Marko Kaziu u godit nga një tren në qytetin Castelfiorentino.

Sipas hetuesve që bënë rindërtimin e vendit të aksidentit, shqiptari kishte tentuar të kalonte në anën tjetër të shinave. Por, ai u përplas nga një tren që udhëtonte nga Siena.

20 vjeçari Kaziu u dërgua me urgjencë me helikopter drejt spitalit Careggi. Gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë si pasojë e goditjes së fortë. Fatkeqësisht, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marko Kaziut ka shprehur ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit Castelfiorentino.

“Komuniteti i Castelfiorentino shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit”, ka shkruar ai në Facebook.