Pas një viti hetime, oficerët kanë zbuluar një pistë të re që lidhet me vdekjen e Mac Miller. Reperi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pasi kishte konsumuar me pilula narkotike me përmbajtje fentanil, të cilat i sollën vdekje të menjëhershme.

Oficerët kanë kapur një person, i cili dyshohet të jetë tregtari që shiste pilulat.

Të mërkurën, policia arrestoi 28-vjeçarin Cameron James Pettit, i cili dyshohet se furnizoi reperin me drogë.

Sipas dokumenteve, prokurorët pretendojnë se Mac Miller i kishte kërkuar Pettit “percocet”, një qetësues për dhimbjet, por tregtari i dha pilula narkotike. Reperi abuzoi me konsumimin e tyre derisa arriti në mbidozën që i solli vdekjen.