Administrata e Presidentit Trump njoftoi për një rregull të ri që mund t’u mohojë vizat dhe qëndrimin e përhershëm qindra mijëra njerëzve nëse janë tepër të varfër.

SHBA: Nuk ka viza për njerëzit e varfër

përkohshme ose të përhershme nëse nuk përmbushin standardet e të ardhurave ose nëse varen nga asistenca publike, siç janë pagesë papunësie, kupon ushqimor apo shërbim mjekësor falas.

Një ndryshim i tillë do të kërkonte që imigrantët “të mbështeten në veten e tyre dhe të mos varen nga burimet publike për të përmbushur nevojat, por të mbështeten tek aftësitë e tyre, si dhe te burimet e anëtarëve të familjes, sponsorëve dhe organizatat private,” thuhet në një njoftim të qeverisë.

“Parimi në të cilin mbështet kjo është një vlerë e vjetër amerikane që quhet mbështetje tek vetja jote,” tha një zyrtar.

Zyrtari tha se rregulli nuk ndikon në programet e imigracionit me bazë humanitare për refugjatë dhe azilkërkues dhe përmban përjashtime për viktimat e trafikimit apo viktimat e dhunës në familje. Përjashtimet për këto kategori janë të mandatuara nga Kongresi.

Rregulli i ri gjithashtu nuk ndikon në imigrimin me bazë familjare, pasi shtetasve që sponsorizojnë anëtarët e familjes për një kartë të gjelbër edhe tani u kërkohet të vërtetojnë se janë në gjendje të japin ndihmë financiare për të ardhurit.

Reforma është pjesë e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të frenuar imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm, një çështje që ai e ka vënë në themel të presidencës së tij.