Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francavilla al Mare në Itali, dy ditë më parë, pasi një 27-vjeçar shqiptar ka qëlluar 11 herë me thikë një grua moldave. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ishte prezenca e një qenit të 33-vjeçares, i cili bëri që agresori të ndalonte ndaj gjuajtjeve me thikë.

Roland Bushi kishte rënë në dashuri gruan, por ajo kishte refuzuar për një kohë të gjatë pavarësisht këmbënguljes së të riut shqiptar. Pas refuzimit të pestë, gjërat u përkeqësuan. I riu ngjiti gardhin e jashtë dhe me një thikë në dorë sulmoi gruan plot 11 herë.

Në këto momente ndërhyri edhe qeni i saj, i cili u hodh kundër sulmuesit duke arritur ta kafshonte dhe t’i shkaktonte plagë në duar dhe fytyrë. Pas këtij Bushi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes por dështoi. Tani, gjendet pas hekurave të burgut.

Nëna e 33 vjeçares e cila siç raportohet nga “AbruzzoWeb” ishte në Itali për të vizituar vajzën e saj, ndodhet në gjendje shoku.

“Ne kemi ardhur në Itali me pushime për të vizituar vajzën time, dhe tani ajo është në spital”.