Tajlanda shpreson të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë marijuanën mjekësore dhe të futet në tregun e kanabisit, raporton Agence France-Presse.
 

Tajlanda shpreson të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë marijuanën mjekësore dhe të futet në tregun e kanabisit, raporton Agence France-Presse.

Sipas një zyrtari tajlandez, po shqyrtohet një projekt-ligj për lejimin e marijuanës për qëllime mjekësore, një ndryshim i konsiderueshëm në një vend me ligje të ashpra për trafikimin e drogës.

“Theksohet se marijuana do të jetë e ligjshme vetëm për ilaçe dhe jo për argëtim. Por legalizimi i drogës mund të jetë një ndihmë ekonomike dhe mundësi për popullin tajlandez,”-tha Jet Sirathraanon, kryetari i komitetit të shëndetësisë publike të Asamblesë Kombëtare Legjislative të Tajlandës.

Tregu global i marijuanës mund të arrijë në 55.8 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas një analize të publikuar vitin e kaluar nga Grand View Research.

Dhe Jet pret që Tailanda të  kapë një pjesë të mirë të tregut multi-miliardë dollarësh me atë që ai e konsideroi si “marijuana më e mirë në botë”.

Gjatë viteve 1980, Tailanda ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë, njoftoi Bloomberg.

Ky veprim do të lejojë Tailandën të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.