Një 39-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij dhe më pas ka shkuar në një kishë, duke vrarë me armë zjarri edhe 3 persona të tjerë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Brazil.

Policia e ka arrestuar autorin, por gjatë neutralizimit e ka plagosur atë.

Nuk ka ende një motiv të qartë për ngjarjen, por burri ishte përjashtuar nga kisha.