Një nënë ka vrarë fëmijën e saj, ndërsa ka rrëfyer në polici gjithë skenën, duke treguar se nuk kishte para ta ushqente.

Yulia Khabitova, 28-vjeçe, nga Rusia, tregoi se i biri kishte uri, por ajo nuk kishte asgjë në frigorifer për ta ushqyer.

Gjatë rindërtimit të skenës së krimit, mes lotësh, ajo tha se e kishte mbytur atë me një litar dhe më pas kishte gërmuar një varr në një grumbull plehu, duke e varrosur me një batanije.

“Tani do të jetë në rregull, nuk do të ketë më kurrë uri, nuk do të qajë kurrë më”, tha ajo.