Në kuadër të rubrikës së intervistave, Gazeta Lajm këtë here pati nderin të intervistoi shkencëtarin e njohur shqiptarë Jahja Kokaj, i cili shpalosi shumëçka nga përditshmëria e tij në jetën private dhe shkencore.

Intervistën mund t'a lexoni më poshtë.  

LAJM: A mund të përshkruaj shkurtë Jahja Kokaj veten e tij?

JAHJA KOKAJ: Një shqiptarë, që me zemër i ndjen rrënjët dhe përkatësinë kombëtare. Jam munduar tërë jetën, të absorboj civilizimin dhe shkencën ndërkombëtare, për etjen intelektuale personale dhe për t’i dhënë kontribut afirmimit dhe prestigjit kombëtarë.

LAJM: Jeni themelues i laboratorit të holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme, a jeni ballafaquar me vështirësi në gjithë këtë punë?

JAHJA KOKAJ: Teknologjia moderne e këtij shekulli me zbatim në përpunim të informacioneve Lasert u zbulua në vitin 1961 në bazë të zbulimit të Ajnshtajnit (1917),  kurse Holografia si regjistrim dhe përpunim i imazheve (informacioneve) tri dimenzionale u zbulua në vitin 1973.

Unë me ngritje shkollore në Zagreb dhe Moskë (atëbotë konkurente e Harvardit) pata rastin që doktoratin t’a punoj nën mentorimin e dy nobelistëve Basov dhe Prohoriev, zbulues të Laserit, si dhe të punoj në projektin e Denisjuk, zbuluesit të Holografisë së Bardhë.

Në qendrat universitare të Jugosllavisë mungonte kjo teknologji. Pasi u ktheva në Prishtine, si profesor i Universitetit të Prishtinës, themelova Laboratorin e parë për lasert dhe Holografi. Meqë njerëzit e departamentit, nuk kishin dëgjuar për Holografinë, hasa në rezistencë. 

Në bashkëpunim me Fabrikën e Amortizatorëve dhe mirëkuptimin e drejtorit të atëhershëm Muharrem Ismajlit, arrita mjetet e mjaftueshme financiare që t’i blejmë instrumentet, detektorët dhe laserët nga NRC-California. Tavolinën holografike tretonëshe metalike e projektuam në mënyrë inventive me asistentët e mi.

Kurreshtja për këtë teknologji të re Laserike-imazhore, ishte nga të gjitha Republikat Jugosllave. U bënë disa doktorata dhe magjistratura eksperimentale të nivelit botërorë në atë laborator. Të përmendi disa ekspert, që fituan aty rezultatet shkencore: prof. Lirije Galani, Prof. Qerim Kamberi, Prof. Burim Kamishi, Prof. Agron Dida, pjesërishtë edhe prof. Nebi Caka.Por, interesante është ardhja e një shkencëtareje të re nga Greqia, Universiteti prestigjioz i Athinës Joanan Demakopolou me origjinë nga Kastroria dhe realizoj punimin e doktoratës në Prishtinë, në këtë laborator.

Nga atëherë deri sot kam dëgjuar që shkencëtarë të huaj kanë ardhur në Prishtinë të mësojnë gjuhën shqipe apo punojnë në letërsinë e gjuhës shqipe. Por, për shkencat ekzakte apo teknologjitë moderne nuk kam dëgjuar akoma që ka ardhur dikush, fatkeqësisht. Për këto shkenca ndodhë e kundërta, ne shkojmë në vende me teknologji të zhvilluara për ngritje shkencore. Prandaj pa modesti, për këtë ndjejë kënaqësi të veçant për reputacionin ndërkombëtarë që fitoj ky laborator dhe Universiteti i Prishtinës.

LAJM: Kur magjistruat në Zagreb në vitin 1974, gjatë hulumtimeve tuaja 45 vjeçare në Europë, Kosovë, Amerikë dhe Universitetet amerikane në Kuvajt, nga punimet tuaja të paraqitura në internet shihet një diapazon jashtëzakonisht i gjërë i lëmive: pothuajse të gjitha lëmitë e fizikës, kimisë, biofizikës, elektronika optike, teknologjitë ushtarake laserike, energjetika,, ndotjet e ambientit e disa të tjera, si është mundur të arrihen të gjitha këto?

JAHJA KOKAJ: Keni të drejtë, studiuesit doktorojnë në një lëmi të caktuar dhe tërë jetën mbindërtojnë dijen shkencore në të njëjtën, duke arritur pika kulminante.Unë që në rini, kam pasur etje specifike intelektuale-shkencore. Më ka interesuar e vërteta me tërësinë e saj, që t’a arrish atë duhet që njëkohësisht të posedosh njohuri shkencore në nivel zbulues me diapazon të gjërë. Kam filluar lëminë e caktuar,p.sh zbatimin e laserëve në hulumtime të ndryshme, ku kam udhëhequr doktorant dhe kam botuar punime shkencore. Pastaj kam vazhduar me lëminë e elektronikës, kam udhëhequr doktorant të tjerë dhe kam botuar punime shkencore. Në të paktën 13 lëmitë shkencore me të cilat jam marrë nuk kam ndaluar aty, por kam vazhduar të bëjë zbulime në nivel të caktuar, për të bërë punime të ndryshme ndërkombëtare.

Përveç disa ideve hulumtuese në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh, ku edhe pse punuam dhe bëmë zbulime shumë të rëndësishme shkencore aplikative, nuk lejohej të botohet asnjë punim. Fjala është për kohën kur punoja në projekte të NASA, LITTON dhe DARPA në të dhëna të klasifikuara ushtarake amerikane, të cilat përfundojnë  në arkivat e tyre shkencore dhe nuk janë akcesibile, mbyllen në sirtar dhe përdoren po ashtu në mënyrë konspirative, për të cilat autori nuk do t’a ketë idenë se si dhe kur.

LAJM: Pse u largua Jahja Kokaj nga Universiteti i Prishtinës?

JAHJA KOKAJ: Aktivitetin tim shkencorë e kam ndërprerë vetëm për shkakë të aktiviteteve për kombin tim siç ishte koha kur u kyça në UÇK, apo ngjashëm. Kam qindra artikuj të botuar nga vështrime politike, pra politikën e kam profesion të zemrës, që buron nga ndjesia ime kombëtare e familjare.

Për 29 vitet që gjendem në Diasporë, kam dhënë shumëfish kontribut kombëtarë në ndërtimin e laboratorëve, udhëheqjen e doktorantëve dhe ligjëratave dhe misione të ndryshme shkencore, se sa kur isha 20 vitet në Kosovë në mënyrë permanente, si professor në Universitetin e Prishtinës.

Nga Universiteti i Prishtines u largova në fillim te vitit 1990, meqe  u denova 5 vite burgim, falë prokurorit Vuckovic në Prishtine me disa bashkëpunëtorë edhe shqiptarë. Akuzat politike administrative për të cilat më akuzonin, ishin te fabrikuara. Dy burra që punonin ne Gjykatën e Prishtinës z. Bogiqi dhe z. Kelmendi ma mundësuan largimin nga Kosova, dhe me këtë rast u bëra profesor i Universitetit Canegie Mellon ne Pittsburgh, SHBA. Atje u kyça edhe në projekte të inicuara nga NASA , LITTON, DARPA, keto dy te fundit kompani ushtarake amerikane. Ishin hulumtime nga të cilat mësova dhe bëra zbulime të caktuara, por nuk lejohej të botohej asgjë nga ato, mbesnin konspiracione shtetërore. 

LAJM: Në çfarë ore fillon dita për Jahja Kokën dhe cilat janë angazhimet tuaja të përditshme?

JAHJA KOKAJ: Gjyshja ime ka jetuar rreth 100 vjet, ka qenë me traditë familjare që lidhej me familjen e Bajram Currit. Nga të parët e saj e kishte pas traditë të hershme paganike arbërore, të cilën e kam kultivuar edhe unë, që në fëmijërinë e hershme. Prandaj, ngritem para se të zbardhë drita, duke medituar, pres rrezet e dritës të arrijnë në fytyrë, sipas udhëzimeve të gjyshes. Por, më vonë kam rënë në kontakt me jogën japoneze dhe hinduse, ndaj ndërkohë ditën e filloj edhe me joga. Joga fizike me disa kata të karates, pason pas jogës medituese dhe kur lind dielli, unë jam në tavolinën e punës. Orët e punës tejkalojnë vazhdimisht numrin 10, por gjithçka rrjedhë pa kurrfarë stresi apo presioni, edhe nëse jeta m’a imponon në raste të caktuara.

Bëjë pushimet adekuate në mes të orëve të punës, komunikoj shkurtazi me kolegë nga vende të ndryshme të botës dhe me familjarë. Pra pushimet i kam efektive në mes të orëve të punës, por kryesisht punoj edhe të shtuneve dhe dielave. Meqë kam pasur fatin të jetojë në 30 vitet e fundit, breg lumit, në Pittsburgh dhe afër bregdetit në Kuvajt, çdo dy ditë bëjë vrapime rreth një orë në breg detit apo afër lumit. Kështuqë në vitet e përmendura, nuk kam qenë asnjëherë në pushime verore.

 

LAJM: Pse është Kuvajti vendi ku ju kontriboni?

JAHJA KOKAJ: Në mes viteve ’90 Universiteti ynë hapi një degë në Kuvajt, ku unë u emërova drejtor. Nga atëherë unë punoj në universitete amerikane në Kuvajt, kryesisht si udhëheqës, por më vonë jam kyçur në mësimdhënie të astronomisë edhe në universitetin shetërorë aty. Për më shumë se 20 vite jam në Kuvajt, por 7 muaj gjatë vitit qëndroj atje, aq sa zgjasin dy semestra, pjesën tjetër të kohës e kaloj në Pittsburg dhe Kosovë.

Pra, gjatë tërë kësaj kohe, të paktën tre muaj i kam kaluar në Kosovë, ndërkohë gjatë qëndrimit atje kam dhënë ligjërata dhe kam bërë organizime të ndryshme shkencore dhe edukative, të gjitha falas, natyrisht. Kam nderuar dy laboratore në baza filantropike, meqë të ardhurat si professor amerikan janë shumë të larta. Po ashtu, përfitimet e mia nga hulumtimet-zbulimet e mia shkencore i kam investuar në objekte edukative-shkencore në Kosovë dhe Shqipëri.

LAJM: Çfarë mendimi keni për fizicientët  apo inxhinjerët e rinjë kosovarë, përfshirë interesimin e tyre dhe mundësitë në vendin tonë?

JAHJA KOKAJ: Siç e ceka edhe më herët, unë gjatë tërë kohës së qëndrimit në Diasporë, jam marrë aktivisht me edukimin shkencorë në Kosovë dhe Shqipëri. Kam shumë doktorantë, që e kanë kryer doktoraturën nën mentorimin tim. Po përmendi, Prof.Dr. Nebi Caka, i njohur në akademinë e shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë, Prof.Dr. Rexhep Hasani, që të dy i kam mentoruar në doktoratat e tyre. Ka edhe të tjerë përveç tyre si në Kosovë ashtu edhe në Tiranë, ku kam zbuluar talent të jashtëzakonshëm. I kam aftësuar dhe i kam dërguar në qendra botërore duke iu siguruar bursa ndërkombëtare, për studenta me talent të veçant. Ndër ta mund të përmend, Dr. Arian Gojani, të cilin e kam dërguar në Universitetin Tohuku në Sidnei të Japonisë, ku pas 10 viteve qëndrimi është kthyer në Europë si eksperti i vetëm pë procese laserike ultra të shpejta. Natyrishtë ka mjaft profesorë të mirë të fizikës dhe inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës, të gjithë kanë qendë studentët e mi.

LAJM: Çfarë është Instituti Alb-Shkenca dhe çfarë roli keni ju aty?

JAHJA KOKAJ: Nga dëshira që përveç meje të kontribojnë edhe shumë kolegë tjerë në qendra hulumtuese në diasporë, jam bashkëthemelues i Institutit Alb Shkenca, zatën degën e fizikës në Prishtinë dhe Tiranë i kam themeluar unë. Ky institut funksionon që 15 vite dhe në kuadër të tij mbajmë tubime ndërkombëtare shkencore në mënyrë alternative, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.Zakonisht mblidhen rreth 600 shkencëtarë nga e gjithë bota. Mendoj se me këtë institute kemi arritë të kompenzojmë kompaktësinë bashkëpunuese të trurit kombëtarë shqiptarë. Me dëshirë që ky tru të ndikoj edhe në pjesët fizike të kombit të copëtuar në pesë shtete ballkanike.

LAJM: Përkundër të arriturave tuaja të jashtëzakonshme në shkencë, jeni njeri i thjeshtë. Si arrini të mbani këtë qëndrim?

JAHJA KOKAJ: Bujaria është virtyt tradicional i shqipëtarit dhe misioni im është edukues-shkencorë për ngritjen e vetëdijes dhe mirëqenies kombëtare. Kjo arrihet nëse diskuton me njerëzit me butësi.

LAJM: A e vizitoni shpesh vendlindjen tuaj Gjakovën?

JAHJA KOKAJ: Përgjatë 30 viteve të fundit, dy muajt veror  dhe një muaj gjatë dimrit i kaloj në Gjakovë. Aty vendosem, pergjatë këtyre muajve, edhe pse ndërkohë lëvizi për ndonjë aktivitet ditorë në Tiranë apo Prishtinë. Në Gjakovë kam lind aty i kam eshtrat e gjyshërve, kah ana e babait dhe nënës. Bile gjyshërit nga ana e nënës i kam të varrosur brenda qytetit, afër teqes se Sheh Daniollit, në Mahall tq Qylit, afër shkollës Zekeria Rexha.

Kam shumë kujtime të bukura nga fëmijëria në Gjakovë, kujtimet e këngëve që së bashku këndonim në Qabrat, lojërat me top, së bashku më shokë, ndër ta Avdyl Guta. Në shpatin e Qabratit i njohur si Shpati i Hafizit luanim, e ruanim vreshtën që ata e mbillnin, ishin ditë të këndshme fëmijërore dhe rinore.

Pikërishtë në rrëzë të atij shpati kam ndërtuar shtëpinë time tani dhe e kultivoj vreshtin si dikur. Aty dalim me Avdylin dhe kënaqemi, e kujtojmë të kaluarën, e vrojtor nga ai vend Gjakovën se nga aty shihet e tëra, pejsazhi më i ëmbël për mua.

LAJM: Cili është mesazhi juaj, për gjithë studentët shqiptarë?

JAHJA KOKAJ: Mesazhin që e mësova nga gjyshja ime, që e përmenda më lartë, po ashtu nga Nobelistët Basov, Prohoriev, Benton, zbuluesin e Kompjuterit Optik Cassasent, që të gjithëve dita u fillonte në orët e hershme të mëngjesit për mirëqenien trunore, trupore dhe shpirtërore.

Dashuria për atdheun dhe vendin të jep një pasuri të veçant shpirtërore, andaj kisha këshilluar të gjithë të rinjtë që të mësojnë të jenë koshient, që vërtet  kanë mësuar në nivel të mirëfillt shkencorë, e kurrsesi jo vetëm sipërfaqësisht, siç ofrojnë shkollat-universitetet tona. Nëse zbatojnë këshillat më lartë, në këtë mënyrë i aktivizojnë potencialet mendore gjenetike të koeficientit të inteligjencës, që shkenca ka vërtetuar se në këtë drejtim shqipëtarët janë të privilegjuar.

Pra t’a duan trurin e tyre, prejardhjen, vendin dhe të kontribojnë sa më shumë për të mirën e atdheut, që kjo gjë të jetë atraktive për gjeneratat që vijnë.

LAJM: A beson në Zot Jahja Kokaj?

JAHJA KOKAJ: Beson apo jo dikush varet nga informacionet familjare dhe shkencore, që ka marrë, që quhen informacione Xhon-Llok-iane (sipas të cilit njeriu është letër e bardhë-tabulla rasa)

Por, sipas shkencës aktuale janë edhe disa informacione të inkorporuara në AND-në qelizore. Këto dy burime informacionesh rezultojnë në personalitetin e njeriut, i cili dallon për secilin individ (mendohet në nuanc apo gjatësi valore). Pra nga këto informacione të individit dhe potencialet e tij procesuese dhe vendimmarrëse varet se kush beson apo jo, ose beson në këtë apo atë.

E pranoj që në këtë pikë Ajnshtajni ka ndikuar në mua, jo në formë kopjuese, por jam i bindur si ai, që energjia nuk mund të asgjësohet, sikurse informacionet. Pra, ato nuk mund të krijohen, por vetëm të transformohen.

Mbi këtë bazë unë përtej ligjeve fizike dhe matematikore, të cilat janë bazë e besimeve të mija të mirëfillta, jam i bindur, që ekziston diçka tjetër e panjohur dhe fuqi apo energji e panjohur. Ajo ndoshta është determinuese. Për këto që i tregova kanë qelë sy, teori të reja shkencore të cilat i përcjellë me përkushtim.

Siç e përmenda më lartë, unë bëjë jogën ditore, duke relaksuar muskujt dhe mendjen nga puna ditore, ndoshta edhe kjo është pjesë e besimit, i cili mendoj se më jep energji dhe mençuri përkatëse për mirëqenien time jetësore.

Për detaje tjera të kësaj natyre mund të lexoni një libër, të cilin jam duke e shkruar: “Fuqia e Mendimit pozitiv-kosmologjik.”