Pas 20 vitesh nga përfundimi luftës në Kosovë, vendi ynë u bë me ushtri. Deputetët e Kuvendit votuan tre projektligjet që ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë Ushtarake, duke nisur kështu procesin e transformimit në Ushtri.

Kjo Ushtri do të këtë mision mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë, duke kontribuar në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.

Ekskluzivisht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës flet për Gazeta Lajm (www.gazetalajm.com), John Skovbo, drejtor i Akademisë Ushtarake në Danimarkë (EBA), ku tregon se sa vjet i duhen FSK-së për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale që të kryejë detyrat në formë profesionale, për mbështetjen e SHBA-ve por jo edhe të NATO-s, nëse ushtria duhet të marrë “leje” nga KFOR-i për të shkelur në Veriun e Kosovës si dhe sa është e gatshme Akandemia që ai drejton t’i ofron njohuri ushtarake ushtrisë së Kosovës... 

 

Gazeta Lajm: Kuvendi votoi tre ligjet që e bën Kosovën me ushtri, e jo përmes ndryshimeve kushtetuese. Cili është dallimi dhe ç’do jetë pas datës 14 dhjetor Forca e Sigurisë së Kosovës?

John Skovbo: Akademia në Danimarkë (EBA) bëri një intervistë 2 vjet më parë dhe rekomandoi që të përdoret ligji pasi nuk ka kufizimi për arsimimin e FSK-së. Ne të gjithë e dimë se një ndryshim në Kushtetutë është i pamundur. Demokraci do të thotë të dëgjosh pakicën, por shumica mund të përdorë fuqitë e saj demokratike. Pra, Kosova ka një ushtri me ligj. I vetmi ndryshim është e gjithë njohja ndërkombëtare. Në praktikë për ushtrinë e Kosovës nuk ka rëndësi bërja me Kushtetutë apo ligj. Të dyja janë demokratike dhe ligjore.

Gazeta Lajm: Cili do të jetë misioni dhe armatimi që ushtria e Kosovës do ta ketë pas 14 dhjetorit?

John Skovbo: Për të ndërtuar një ushtri me arsim, armë, kazerma, objekte dhe rekrutim është një punë e madhe. Pra, do të jetë një punë e madhe për t'u bërë.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është edukimi me standarde ushtarake për të gjithë nivelin e oficerëve.

EBA ka bërë një plan për arsim mbi 4 vjet, kështu, ushtria e Kosovës mund të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, por më e rëndësishmja është mbrojtja e kufijve të Kosovës. Pas edukimit, EBA e di se ushtria do të jetë mirë e arsimuar në tërë Ballkanin.

Të gjithë instruktorët tanë kanë operacione dhe shumë përvoja mësimore. Instruktorët e mi janë nga SHBA, Gjermania, Danimarka dhe vende të tjera të NATO-s. Pra, EBA do të bëjë më të mirën prej më të mirës dhe do të përdorë instruktorët më të mirë për ushtrinë e Kosovës

Gazeta Lajm: Bërja e ushtrisë u mbështet nga Amerika por jo nga disa vende të NATO-s. Ç’mendim keni për këtë?

John Skovbo: NATO në një aleancë në mbrojtje, nuk është politikë organizatë. Kjo nuk është hera e parë që NATO nuk pajtohet, ka edhe raste tjera si: me Libinë, Ukrainën, Rusinë. Politika spanjolle nuk e mbështet Kosovën sepse ato kanë probleme të brendshme me Kataloninë e cila dëshiron të jetë e pavarur.

Ju lutemi mbani mend se shumica e vendeve mbështesin Kosovën, dhe SHBA-ja dypalëshe. NATO do të jetë në Kosovë për aq kohë sa ka nevojë, sidoqoftë Kosova është e mbrojtur.

Gazeta Lajm: Sa vjet i duhen FSK-së për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale që të kryejë detyrat në formë profesionale?

John Skovbo: Kjo është me të vërtetë një çështje politike, ajo ka të bëjë me ambiciet e politikanëve. Por në vitin 2016 një plan 10 vjeçar ishte bërë nga FSK-ja, dhe duke shikuar në atë Kosova ka humbur 2/3 vjet.

EBA ka shumë eksperiencë në transformimin e njësive ushtarake. Duhet të fillojë edukimi i gjerë dhe i kualifikuar, i cili duhet të lidhet të gjitha nivelet në organizatën e re të ushtrisë së Kosovës.

Ky proces do të zgjasë 4 vjet për të gjithë ushtrinë e Kosovës. Mendoj se nëse politikanët janë vërtetë ambiciozë 7-8 vjet të jetë plotësisht të gatshme. Por, sidoqoftë  buxhet i mençur është për 10 vite një ambicie e vërtetë.

Gazeta Lajm: A është e gatshme që pas 14 dhjetorit, FSK-ja  të marrë përgjegjësitë e një ushtrie të mirëfilltë?

John Skovbo: Përgjigja e shkurtër është jo. Një ushtri është më shumë se fjalë. Ju mund të dukeni si një ushtri, flisni si një ushtri, bëni të gjitha gjërat e ushtrisë, por me edukim tonë ushtria nuk është në gjendje të koordinojë operacionet në standardet e NATOs, lart ose poshtë në organizatë. Përsëri, edukimi është shumë i rëndësishëm.

Gazeta Lajm: A do duhet që ushtria pas 14 dhjetorit të marrë “leje” nga KFOR-i për të shkelur në Veriun e Kosovës apo jo?

John Skovbo: Kosova si vend i pavarur ka ligjin e vet dhe sigurisht që ushtria e Kosovës lejohet të operojë brenda territoreve të veta. Por nëse Kosova është një fqinj i mirë, ajo mund të koordinojë dhe të njoftojë NATO-n për lëvizjet e saj në Veri të Kosovës

Gazeta Lajm: Për fund, cili është bashkëpunimi i Akademisë suaj me FSK-në dhe a jeni të gatshëm t’iu ofroni njohuri ushtarake ushtrisë së Kosovës nëse kjo kërkohet prej jush?

John Skovbo: Ne kemi bërë një plan të përgjithshëm për arsimimin e ushtrisë së Kosovës dhe EBA mund të fillojë për 5 javë pasi ta nënshkruajmë kontratën.

Unë kam qenë në Kosovë për 4 vjet duke u përpjekur për të nënshkruar kontratën, ku jam takuar me majorët, politikanët dhe oficerët.

Ne kemi miratuar një plan edukues,  por ne kemi pranuar zyrtarisht një shkuarje apo jo.

EBA dhe unë personalisht jam gati për të mbështetur tranzicionin, do të jetë një gjë e mrekullueshme dhe nder për të ndihmuar një ushtri në arsimim në të gjithë Ballkanin.

 

Intervistoi: Blendi Gashi