Është në mandatin e parë si kryetar i komunës së Deçanit, e cila njihet si bastion i AAK-së, partisë së kryeministrit aktual, Ramush Haradina. Thotë se ka realizuar shumë projekte infrastrukturore, në arsim e shëndetësi, por jo vetëm. E pranon se ka ngecje në sport, por premton mbështetje.

Fjala është për Bashkim Ramosaj, i cili në një intervistë për Gazeta Lajm (www.gazetalajm.com) tregon saktësisht se ç’projekte ka realizuar gjatë vitit të tij të parë si kryetar dhe cilat do t’i realizon deri në fund të mandatit.  

 

Gazeta Lajm: Jeni në mandatin e parë si kryetar i Deçanit. Tashmë ka ikur një vit kur keni marrë pozitën e kryetarit. Ç’punë keni realizuar gjatë kësaj periudhe?

Bashkim Ramosaj: Kemi realizuar shumë projekte në infrastrukturën rrugore, arsim, shëndetësi, kemi punuar në kanalizime, ujësjellës, në promovimin e resurseve të Deçanit etj.

Saktësisht kemi ndërtuar rreth 82 km kanalizim dhe 4 impiante të pastrimit të ujerave të zeza.

Angazhimi në përzgjedhjen e trasesë  për hartimin e projektit  të rrugës   Deçan-Plavë më Kompaninë hartuese të projektit.

Disa nga punët tjera janë:

Ngritja e komisionit dhe incizimi i gjendjes se shkollave ne komunën e Deçanit dhe punimi i paramanës dhe para llogarisë për renovimin e 15 shkolla fillore.

Punimi i para masave dhe parallogarive sipas kërkesave si psh:  për renovimin e ambulancës se Prapaqanit,  ambulancës se Irzniqit, objektit te banimit kolektiv pas qendrës për pune sociale, xhamisë se Lebushes, etj

Punimi i para masës dhe para llogarisë për projektin :“Rregullimi i oborrit të Xhamisë në Fshatin Maznik”

Hartimi i projektit detal për Memorialë historik, për varreza të dëshmorëve dhe hapësirave gjelbëruese për pronat komunale – Memoriali në Beleg.

Hartimi i projektit për elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit.

Pjesëmarrja ne komisione te vlerësimit te ofertave pranë zyrës se prokurimit.

Pjesëmarrja ne komisione te pranimit teknik për projekte investive

Përditësimi i të dhënave për numërtim dhe adresim.

Pjesëmarrja ne realizimin e dokumentarit për Kulla në Komunën e Deçanit, bashkëpunim në mes MKRS, OJQ Iniciativa për Zhvillim dhe Komunës sonë.

Përgatitja dhe shtypja e Broshurës – Deçani i kullave, objekteve të kultit, bukurive natyrore, mirëpritjes, muzikës dhe ushqimit tradicional.

Pjesëmarrja ne projektin e menaxhimit te mbeturinave e mbështetur nga GIZ.

Pjesëmarrja ne aktivitetin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Të tjera punë janë: takime me palë për konsultime rreth kërkesave dhe konteksteve të ndryshme, sqarime rreth kompletimit të lëndëve, udhëzime për kompletim të dokumentacionit, punë operative në zgjidhjen e kontesteve pronësore në implementimin e projekteve më interes  për qytetar  etj.

Projektet e mbikëqyrura nga stafi i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit janë: 1.Punimi i Kanalizimit te ujërave te zeza ne Komunën e Deçanit. (FAZA E  III-të e kanalizimit Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 2.Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Irzniq, Lagjja e Mushkolaj”  (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 3.Asfaltimi i rrugës në fshatin Belle  (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 4.Asfaltimi i rrugës në fshatin Sllup. (Projekti është në vazhdim). 5.Mirëmbajtja e rrugëve të bjeshkëve  (Afati i punimeve 36 muaj - Projekti është në vazhdim). 6. Rregullimit të shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan. (Projekti është në vazhdim). 7.Rregullimi i hapësirave gjelbëruese të Verrat e Llukës (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 8.Ndërtimi i murit mbrojtës tek varrezat e Fshatit Dubovik (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 9.Ndërtimi i memorialëve në fshatin Lumbardh , Lloqan, dhe Beleg (Projekti është në vazhdim).

10.Ndërtimi i Kompleksit Memorial në Baballoq  (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 11.Ndertimi i Aneksit të  Emergjencës (Projekti është në vazhdim). 12.Hartimi i projektit ideor dhe zbatues për projektin “Memoriali historik i Shtabit për Zonën Operative të Dukagjinit në Gllogjan”. (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 13.Renovimi i Shkollës Fillore “ Dëshmoret e Kombit” në Strellc të Ulët  9 (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 14.Renovimi i objektit te banimit kolektiv pas qendrës për pune sociale (Projekti është në vazhdim). 15.Renovimi i QMF-ve dhe AMF-ve (Kompania ke bere kërkesën për pranim teknik te punëve). 16.Renovimi i Shkollave ne Komunën e Deçanit. (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve). 17.Rrenimi i objekteve ndërtimore ne territorin e Komunës se Deçanit  (Është mbyllur kontrata, është bërë pranimi teknik i punëve).

Gazeta Lajm: A realizoni takime mujore me qytetarët. Nëse po cilat janë kërkesat më të mëdha të tyre?

Bashkim Ramosaj: Po kemi takime mujore me këshilla të fshatrave dhe takime ditore me qytetarë. Në sezonin pranverorë kërkesat më të mëdha janë për hapjen e kanaleve të ujitjes , për riparim të ndonjë rrugë e cila është dëmtuar gjatë sezonit dimërorë etj. Në stinën e verës ka kërkesa më të shumta për keqpërdorim të ujit të pijes, për largim më të rregullt të mbeturinave të cilat i hedhin edhe vet banorët vend e pa vend, kemi pakë problem me unazën e qytetit e cilat sterngarkohet nga qarkullimi i veturave të shumta, por besoj se deri në përfundim të vitit 2019 të gjitha  këto probleme nuk do të ekzistojnë, me vet faktin se brenda vitit 2018 kërkesat e komunitetit janë ven në prioritet dhe disa projekte janë duke u implementuar.

Gazeta Lajm: Në cilat projekte do jetë fokusi  juaj gjatë tre viteve të mbetura? Pra ç ‘projekte premtoni që do i realizoni?

Bashkim Ramosaj: Do të vazhdojmë me punimet e rrugës Nacionale –Deçan –Plavë, jemi duke bërë përpjekje që të kaloi edhe tranziti përmes qytetit të Deçanit, por se duhet që të bëhet shpronësimi, do të rregullohet komplet infrastruktura në qytetin e Deçanit dhe disa rrugë lokale të mbetura nëpër fshatra, që besoj se brenda vitit 2019 e tërë infrastruktura rrugore do të përmbyllet.

Në shëndetësi, është duke u ndërtuar Emergjenca në QKMF “ Adem Ukëhaxhaj”, në Deçan, ndërsa janë rinovuar QMF-të në Prapaqan, Isniq dhe Irzniq.

Në arsim, janë duke u ndërtuar dy shkolla të reja, “Drita” në Gramaqel dhe “Kuvendi i Verrave të Llukës” në Llukë të Ulët. Janë rinovuar dy shkolla në Strellc të Ulët dhe Strellc të Epërm, do të ndërtohen SHFMU ,”Lidhja e Prizerenit” në Deçan, SHFMU, “Lan Selimi”, në Lumbardh, dhe “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, etj.  

Turizëm promovim përmes garave të skijimit “Kupa e Gjeravices” të cilat mbahe në muajin mars, përmes Dokumentarëve të realizuar nga ekipe profesioniste në trashëgimi kulturore dhe trashëgimi shpirtërore dhe është punuar një sërë me broshura të cilat prezantojnë  trashëgimin kulturore në komunë e Deçanit.

Gazeta Lajm: Cilat janë sfidat më të mëdha që ka komuna e Deçanit?

Bashkim Ramosaj: Sfidat më të mëdha mbetet zhvillimi ekonomik, punësimi, pa lënë anash edhe infrastrukturën si dhe ambientin.

Gazeta Lajm: Sa arrin komuna juaj që t’i vjelë taksat dhe tatimet në pronë nga qytetarët dhe bizneset? A ka ndonjë avancim në këtë drejtim?

Bashkim Ramosaj: Kemi avancim dhe jemi të fokusuar në rritjen e vjeljes së taksave. Këtë vit krahasuar më vitin e kaluar kemi rritje në 10%.

Gazeta Lajm: Deçani dihet se është një bastion i AAK-së, pjesë e së cilës parti jeni. A ka arritur komuna që t’i shfrytëzojë resurset e saj për zhvillimin ekonomik? Ç’plan keni ju në këtë drejtim?

Bashkim Ramosaj: Resurset e Komunës se Deçanit janë duke hyre në funksion te zhvillimit ekonomik, jemi duke bërë përpjekje maksimale të rrisim zhvillimin  e turizmit duke krijuar infrastrukturë rrugore, elektrifikim të bjeshkëve dhe mundësitë e ndërtimit të Bujtinave në bjeshkët e Deçanit  nga donatorë  dhe investitorë të ndryshëm, por edhe nga vet banorët e komunë së Deçanit.

Gazeta Lajm: Keni premtuar rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Bellejë,  i cili shquhet me  një natyrë të bukur dhe tërheqëse për turizëm. Është realizuar kjo gjë? Po, cilat janë vendet tjera turistike që ja vlen të vizitohen nga turistët?

Bashkim Ramosaj: Projekti është në implementim e sipër, është punuar në trasimin  e rrugës, po vazhdojmë edhe më rrugë të tjera në bjeshkën e Blegut, bjeshkën e Deçanit, bjeshkën e Strellcit, bjeshkën e Prejlepit etj.

Gazeta Lajm: Si i ka punët Deçani në sport? Cila është gjendja aktuale e klubeve sportive?

Bashkim Ramosaj: Klubet sportive janë në gjendje jo të mirë. Për vitin 2019 kemi marrë vendim të subvencionohen të gjitha, mbase edhe do të përfundohet edhe palestra sportive dhe stadiumi i qytetit ku do të krijohen kushte të mira për zhvillimin e ndeshjeve.

 

Intervistoi: Hamëz Bytyqi