Në kuadër të rubrikës së intervistave, Gazeta Lajm këtë herë intervistoi artisten Edita Dula, e cila shpalosi pjesë nga jeta e saj, si nënë, profesioniste dhe humaniste.

Intervistën mund t'a lexoni më poshtë.  

LAJM:  Prej nga e ka prejardhjen Edita? 

EDITA: Unë kam lindur në Prishtinë ndërsa prindërit janë Gjakovarë, më duhet patjetër  të them që prejardhjen e kam nga Gjakova. 

LAJM:  Si ndjehet Edita si aktore?

EDITA: Si aktore ndihem shumë mirë, eshte profesioni im i dashtun. Të mesmen e kam përfunduar mjekësinë, bile kam qenë duke punuar motër  në një ordinance, ndërsa gjatë pauzës bëja prova për provim pranues në Akademinë e Arteve. 

LAJM: Jeni duke punuar edhe me emisione në Radio, a është tërheqëse apo më shumë e lodhshme kjo punë?

EDITA: Po, jam duke punuar ne Radio Dukagjini kam  emisionin 112 te shtuneve nga ora 23.00 dhe kjo punë po më ofron ndjesi shumë të mirë, po më pëlqen sepse po jam e afërt me dëgjuesit  dhe po komunikojmë lirshëm. 

LAJM: Si e vlerësoni artin në Kosovë?

EDITA: Mendoj që në vendin tonë ka aktor dhe regjisor shumë kreativ.

LAJM: Ju jeni e martuar dhe nënë e dy djemve, a mund të na tregoni si e organizoni ditën si grua me shumë angazhime?

EDITA: Po, jam nënë e dy fëmijëve Princit dhe Arit. Po ashtu, përfaqësoj Organizatën Joqeveritare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, e cila ka rolin e Organizatës Humanitare. Funksionoj në bashkëpunim me shoqet e mia, të cilat janë anëtare të organizatës. Anisa Ismajli, Fitore Muçaj, Jeta Pajaziti Doli, Blerina Lila, Vezir Ramushi anëtare bordi dhe vullnetaret Rina Shala, Lirie Gashi Aliu, Diana Spanca, Valon Simnica, Naxhije Berisha e shumë e shumë të tjerë që ndihmojnë në vazhdimësi në OJQ me punë vullnetare. 

LAJM: Përvec anës profesionale si aktore, viteve të fundit keni qenë mjaft aktive edhe në aktivitete të shumta bamirësie për familjet në nevoje. Na shpjegoni pak, se çfarë ju shtyu të angazhoheni në këtë drejtim.

EDITA: Organizata funksionon tash e tre vite, aty janë të regjistruara 650 familje skamnore. Dëshira për t’ju dalë në ndihmë këtyre familjeve, më shtyu të angazhohem në këtë drejtim dhe e bëjë me shumë kënaqësi dhe dashuri, kam një ndjesi shumë ndryshe kur i ndihmoj këto familje, kur i ndihmoj direkt dhe e shohë që ajo ndihmë lehtëson jetën e tyre.

LAJM: A janë të lumtur fëmijët që nëna e tyre është fytyrë publike, apo më shumë e shohin si pengesë?

EDITA: Fëmijët ndihen shumë mirë kur më shohin në TV. 

LAJM: I keni përfshirë edhe fëmijët në aktivitetet e bamirësisë, mund të  tregoni pse e bëtë këtë?

EDITA: Po, djalin e madh Princin e kam angazhuar dhe e kam marr në shumë aktivitete bamirësie për  me e kuptu jetën si është në të vërtetë si  jetojnëe shumë fëmijë të moshës së tij kjo ka ndiku shumë në jetën e tij. Ai çdo muaj i grumbullon gjërat që nuk i duhen sado të vogla qofshin ato i sjell ne OJQ dhe ja dorëzon shokut/shoqes që e takon këtu në hapësirat e OJQ-s. 

LAJM: Si e mendon veten në të ardhmen Edita?

EDITA: Nuk e mendoj shumë të ardhmen, sepse nuk e di çka te sjellë jeta, por mendoj që do të punojë në profesion, do vazhdojë të ndihmojë familjet në nevojë së bashku me shoqet deri sa t’a kem shëndetin. 

LAJM: Çfarë i pengon Editës në jetën e përditshme.

EDITA: Më pengon kur njerëzit janë të pakujdesshëm dhe gjuajnë gjëra në rrugë, si letra etj.

 Më poshtë janë disa fotografi nga përditshmëria e Editës, përfshirë edhe aktivitetet ku ajo ushtron aktivitetin e saj të bamirësisë.

 

 

 Bori i Organizatës "Nëna dhe fëmijë të lumtur"