Gazeta "Lajm" intervistoj moderatoren e emisionit "Familja ime" rreth jetës së saj private dhe punës në Klan Kosova, aktivitetet shtesë dhe të rejat në punën e saj.

Intervistën mund t'a lexoni më poshtë. 

LAJM:        Nga është Saranda Bujupi Rama ?

SARANDA: Unë kam një kombinim shumë interesantë të prejardhjes sime. Babën e kam  drenicakë, nënën nga Dardana (Kamenica), jam rritur në Drenicë,  martuar në Rahovec por jetojë në Prishtinë.

LAJM:         Sa vite martesë dhe sa fëmijë keni ?

SARANDA: Martesë kemi 10 vite, por me Fidanin jemi njohur që nga viti 2007, gjatë studimeve të gazetarisë. Si dy të rinj ambiciozë me ëndrra të mëdha, bashkë kemi kaluar çdo sfidë profesionale dhe sot të dy e kemi realizuar ëndrrën tonë rinore. Jemi partnerë në jetë, por në profesion jemi konkurrentë sepse punojmë në mediume të ndryshme :D.

LAJM:       Sa jeni e kënaqur me punën tuaj, tek Emisioni “Familja Ime”?

SARANDA: Njeriu i kënaqur nuk duhet të ndjehet asnjëherë, por gjithmonë duhet të punojë shumë e më shumë,gjithmonë duke i vendosur vetes arritjet që i dëshiron në atë fazë.Por nuk mund ta  mohojë që si gazetare,si nënë, si pjesë e shoqërisë ndjehem shumë mirë me rolin e emisionit tim i cili përçon shumë informimin, kulturë, energji pozitive dhe mbi të gjitha këshilla nga ekspertë të të gjitha fushave.

LAJM:        A është e vështirë për ju,  të jeni grua e punësuar dhe nënë njëkohësisht?

SARANDA: Vështirësi gjithmonë ka, por kur punën e bënë me shumë dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi, gjithmonë familjarizohesh me të dhe të bëhet pjesë e jetës dhe familjes pa të penguar.

LAJM:     Përveç punës suaj në televizion , jeni parë edhe në aktivitete të ndryshme                                            humane jashtë mediave,çfarë ju shtyn të përfshiheni në aktivitete të tilla?

SARANDA: Kjo është pjesa që e dua më së shumti, që më bënë të ndihem mirë. Më pëlqen të     ndajë të mirat me të tjerët, e sidomos me ata që kanë nevojë. Kur do që kamë kohë të lirë dhe  mundësi, jam gjithmonë e gatshme të kontribuojë brenda mundësive ta gëzojë dikë. E së fundmi unë edhe mikja ime Agnesa Demaj, kemi edhe shoqatën tonë, Qendra e Gruas “Mami” përmes së cilës po bashkëpunojmë me shumë grupe e OJQ për të ngritur kauza të ndryshme duke përfshirë kështu fëmijët e braktisur, nënat vetushqyese, gratë e keqtrajtuar (dhunuara) seksualisht gjatë luftës së fundit e shumë  kategori tjera të shoqërisë. Bashkëpunime të ngushtë kemi me grupin “Për Familjet në Nevojë”.

LAJM:         A e keni vështirë të menaxhoni kohën në mes punës dhe familjes?

SARANDA: Më pëlqen të jem aktive, të bëjë edhe punë tjera, por asnjëherë nuk marr punë ose obligime të cilat duhet kryer pas orës 16:30. Ky është koha kur unë i marr fëmijët nga shkolla dhe kopshti dhe mundohem që të paktën pasditeve dhe fundjavave  të jem me ta.

LAJM:        Duke e pasur parasysh që edhe bashkëshorti juaj është gazetar me profesion, a po kontribuon që edhe fëmijët tuaj t’i orientoni në këtë profesion?

SARANDA: Aspak, të paktën në këtë aspekt një zërit kemi vendosur të qëndrojmë neutralë dhe të mos ua imponojmë orientimin profesional. Megjithëse ende janë të vegjël dhe ende nuk kanë ndonjë përcaktim përfundimtarë se çka u pëlqen. Momentalisht Nili (djali i madh) e pëlqen shumë futbollin dhe ëndërron që kur të rritet të jetë një futbollistë i suksesshëm. Ndërsa Lumi ende është shumë i vogël, por i pëlqen shumë të qëndrojë me mua në kuzhinë.

GAZETA:  Si është një ditë e zakonshme e Sarandës?

SARANDA: Zgjohem në orën 06:00 mëngjes ua bëjë gati një racion të lehtë ushqimi fëmijëve, përgatitem për veti deri sa ata ende flenë, pastaj në orën 07:00 zgjohet edhe Fidani me fëmijët. Së bashku i bëjmë gati për shkollë / kopsht, i dërgojmë ata dhe në dy “ndahemi” nëpër punë tona për tu takuar pastaj të gjithë së bashku pasdite, për të pasur një darkë të përbashkët, detyrat e shtëpisë e aktivitete tjera me fëmijët, për të përmbushur mungesën ditore. Ky është orari familjar, ndërsa në punë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 përveç aranzhimit të mysafirëve, temave , mysafirëve dhe të gjitha punëve ne Klan Kosova për emisionin “Familja Ime” merrem edhe me aktivitete shtesë, sidomos ato humanitare, të cilat më përmbushin shumë.

LAJM:         Në rolin e nënës , a jeni prind tolerant?

SARANDA: Tolerant...hmmm  jam bashkëpunuese më shumë kisha me thënë, por që i kemi disa limite që i respektojmë. P.sh shikimin në sy e kemi shumë të ndërtuar dhe aty edhe unë edhe fëmijët e dimë kur diçka nuk është në rregull, gabim apo edhe duhet të ndalohet, por kemi edhe momente “euforike” kur harrojmë këtë limitin dhe “bëjmë gabime” të falshme.

LAJM:       A i keni përgjegjësit e ndara me bashkëshortin tuaj ?

SARANDA: Fidani punon orar më të gjatë se unë, zakonisht në mbrëmje është në shtëpi, dhe aq sa është merret shumë me fëmijët, sidomos me Nilin i cili ka kërkesa të shumta. Ndërsa fundjavave  jemi të dy bashkë duke “ndarë përgjegjësitë” ashtu siç e keni quajtur ju :D.

LAJM:       Keni ndonjë plan tjetër përveç emisionit të cilin e realizoni për momentin?

SARANDA: Klan Kosovën dhe emisionin  “Familja Ime” i kam dashuri, ndërsa nuk kënaqem kurrë më kaq, gjithmonë dua të punojë edhe diçka. Para pak javëve  kemi shkëputur kontratën me Radio Prishtinën, në të cilën kam punuar rreth 1 vit. Ndërsa momentalisht për pak javë do të promovojmë  një portal së bashku me miken time Agnesa Demaj. E për çfarë portali bëhet fjalë do ta merrni vesh shumë shpejtë.

LAJM:          Cilat janë angazhimet tuaja jashtë punës së përditshme?

SARANDA: Pak a shumë i përmenda të gjitha lartë tek përgjigjet tjera. Por ajo çka vlen për ta  theksuar, të cilën e kisha përdorë edhe si mesazh, nëse punoni paradite, pasditet patjetër rezervoni vetëm për familjet tuaja, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten  ose anasjelltas nëse punoni pas dite, paraditet kaloni me familje. Koha me familje është më e shenjta e cila të dhuron energji, të mbushë me dashuri, të largon lodhjen e stresin e përditshëm, thjeshte është magjike. Unë ia kam vënë kriter vetës, pas orarit të punës asnjë angazhim shtesë. Familja është pasditja më e ëmbël. Po me kaq  xhelozi i ruaj edhe fundjavat, të cilat i kalojë 95 % me familjen.

Më poshtë janë disa fotografi të Sarandës me familje, kolegë dhe të ftuar të emisionit, që ajo

udhëheqë.