Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se nuk i ka prerë flokët e as nuk e ka hequr mjekrën, në një reagim ndaj raportimeve të medieve se ai nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Tahiri, i cili para rreth dy javësh deklaroi se nuk do ta hiqte mjekrën deri në momentin kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, ka thënë se do ta mbajë premtimin.

“Flokët dhe mjekrën nuk i kam prerë, por mirë që mirresh me mjekrën time ti dhe disa të tjerë”, ka thënë deputeti Tahiri. “Duke mbajtur premtimet kam arritur, e jo duke rrejt”.

Tahiri u shpreh se politikanët e tjerë nuk i mbajnë premtimet, por duke mos përmendur emra.